FOTO/ Theren me thikë dy shqiptarë në Francë

FOTO/ Theren me thikë dy shqiptarë në Francë

17:29, 20/09/2017
A+ Aa A-

Dy shqiptar janë goditur me thikë orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, në “Rue de la Chaîne” Poitiers (Francë). Ndërsa dy persona të dyshuar si autorë të krimit, janë arrestuar.

Ulërimat zgjuan banorët rreth orës 3:30. “Kam dëgjuar zërin e burrave, sharje, ulërima”, citohet një student nga mediat lokale.

Një tjetër person që jeton në një apartament me qira pranë vendit ku ndodhi ngjarja tha: “Nuk e kuptova çfarë po thoshin, kishin theks të fortë, folën vërtetë me zë të lartë, dëgjova një makinë apo një skuter që u largua dhe më pas një zonjë që thirri emrin e personit të plagosur dhe që lajmëroi zjarrfikëset”.

Dy shqiptarët e plagosur, të cilët po marrin mjekim në spital, janë në gjende të rëndë shëndetësore, raportojnë mediat lokale.

"Kishte shumë gjak", tha një burim policor.

Image

Dy të dyshuarit, nga Afrika Veriore, raportohet se nuk ishin nga qyteti Poitiers, pas arrestimit, u dërguan në paraburgim.

Hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkakun e konfliktit të përgjakshëm.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco