Atentati ndaj biznesmenit Gjoka, e kaluara e përgjakshme në familjen e atentatorëve

Atentati ndaj biznesmenit Gjoka, e kaluara e përgjakshme në familjen e atentatorëve

16:41, 25/08/2017
A+ Aa A-

Morel dhe Enkel Kërtalli, përkatësisht 36 dhe 32 vjeç, janë dy vëllezërit që i bënë atentat biznesmenit Dashamir Gjoka dy ditë më parë në Shijak.

Paraditen e së mërkurës, në vendin e quajtur "Komuna Xhafzotaj", vëllezërit Kërtalli lëviznin me një mjet tip “Benz”, nga i cili është qëlluar me armë zjarri automatik drejt automjetit tip “Benz” po në lëvizje që drejtohej nga 46-vjeçari Dashamir Gjoka, i cili nuk është dëmtuar, duke qenë se makina e tij ishte e blinduar.

Një nga pistat e hetimit mësohet se është një lidhje e mundshme mes Dashamir Gjokës me vrasjen e ndodhur në 26 gusht të vitit 2013, kur në një atentat me armë zjarri mbeti i vdekur Elvin Kërtalli dhe u plagos shoku i tij Dorian Zotaj.

Viktima Elvin Kërtalli, jeta e të cilit u pre në moshën 37-vjeçare është vëllai i Morel dhe Enkel Kërtallit, të dy, të shpallur në kërkim si autorët e atentatit të dështuar ndaj Gjokës. Ngjarja e 2013-ës, sipas hetimeve, vjen në vrazhdën e konflikteve mes grupeve për punë droge.

Elvini Kërtalli dhe Dorjan Zotaj janë akuzuar si autorë të dy vrasjeve të ndodhura jashtë vendit, në vitet 1999-2000. Për të dyja këto vrasje, Elvin Kërtalli dhe Dorjan Zotaj nuk u dënuan për mungesë provash.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dapi25/08/2017 19:42

Shkoni ere pird...uni!!!sajoni lidhje kot dhe mbroni malokun e 4rrugve qe do plumbin nball per sa femra ka mor nqaf.

Shto koment

Denonco