VIDEO/ Ja banesa ku ndodhi vrasja e vetëvrasja në Tiranë. Zbardhen dhe shkaqet

VIDEO/ Ja banesa ku ndodhi vrasja e vetëvrasja në Tiranë. Zbardhen dhe shkaqet

12:44, 20/08/2017
A+ Aa A-

Këto janë pamjet e banesës ku ndodhi një krim i rëndë në paraditen e sotme. Burri pasi vrau bashkëshorten e tij, vrau edhe veten.

Janë zbardhur detaje te reja në lidhje me krimin ku 65-vjeçari Halil Lita vrau me armë zjarri gruan e tij 60-vjeçare, Dije Lita. Çifti kishte 5 fëmijë, 3 vajza të martua dhe 2 djem, këta të fundit në emigracion.

Burime policore bënë me dije se dyshimet e para lidhur me vrasjen, dyshohet të jetë bërë për motive xhelozie.

Njoftimi i policisë në lidhje me krimin:

 Më datë 20.08.2017, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se në zonën e njohur si frutikulturë, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar në banesë të pa jetë shtetasit H. L. dhe D. L. Nga hetimet paraprake është mësuar se shtetasi H. L., ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij shtetasen D. L. dhe më pas ka qëlluar veten.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e arsyes së këtij krimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco