Grabitet roja i një karburanti, por policia dyshon se ...

Grabitet roja i një karburanti, por policia dyshon se ...

16:52, 18/08/2017
A+ Aa A-

Një roje karburanti në Qishbardhë të Vlorës, ka denoncuar ditën e sotme se dy persona të maskuar me armë, i kanë grabitur xhiron ditore.

Roja i karburantit. Xh.L, ka deklaruar në polici se dy personat e e maskuar nën forcën e armëve i kanë marrë me dhunë xhiron ditore.

Ndërkohë që policia ka filluar hetimin për ngjarjen, pasi dyshon se kjo histori mund të jetë mashtrim nga ana e rojës së karburantit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.08.2017, në fshatin Qishbardhë në Vlorë në pikën e një karburanti, kallëzon roja Xh.L, se i kanë shkuar 2 persona të maskuar dhe i kanë marrë me forcë lekët e xhiros. Punohet për vërtetësinë e informacionit si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco