Sherr për pronën, qëllon me çifte drejt të vëllait

Sherr për pronën, qëllon me çifte drejt të vëllait

16:44, 27/07/2017
A+ Aa A-

Një konflikt pronësie ka degjeneruar në përdorimin e armëve mes dy vëllezërve. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Fushë-Mamurras të Kurbit.

Sipas burimeve policore, B.S. dhe A.S., përkatësisht 49 dhe 53-vjeç dyshohet po ndërtonin nga një objekt pa leje secili. Në një moment, A.S. ka penguar vëllanë për ndërtimin që po bënte, ndërsa B.S. i është kundërpërgjigjur duke e kanosur dhe e goditur me mjete të forta. Madje, ai ka rrëmbyer çiften dhe ka qëlluar në drejtim të tij me armë gjahu tip “Baikal”, me leje.  

Fatmirësisht, A.S. nuk është dëmtuar.

Çiftja u bllokua në bllokua me cilësinë e provës materiale, ndërsa vëllezërit u arrestuan për veprat penale: Kanosja; Ndërtimi i paligjshëm; Dhuna në familje.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco