Aksidenti në Durrës, vdes fëmija 9-vjeç FOTO ilustruese

Aksidenti në Durrës, vdes fëmija 9-vjeç

16:23, 26/07/2017
A+ Aa A-

Dy ditë pasi u përplas nga një makinë, ka gjetur vdekjen në spitalin Ushtarak në Tiranë vajza 9-vjeçe.

E.B. ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, sipas burimeve policore. Aksidenti ndodhi dy ditë më parë në periferi të Durrësit.

Vajza ishte duke ecur në këmbë në Katund Sukth, ku edhe banonte, kur është përplasur nga një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga 52-vjeçari F.P..

Vajza është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por pavarësisht ndihmës së mjekëve për ti ardhur në jetë, ka humbur jetën pas dy ditëve në agoni.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është arrestuar nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Ai u vu në pranga ditën e aksidentit.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco