U zbuluan nga helikoperi, arrestohen 4 matianë nga e njejta familje si dhe kryeplaku

U zbuluan nga helikoperi, arrestohen 4 matianë nga e njejta familje si dhe kryeplaku

10:40, 26/07/2017
A+ Aa A-

Pas kontrollit nga ajri, Policia e Matit ka arritur të zbulojë dhe të fotografojë disa parcela me kanabis në Bulqizë dhe Mat dhe ka arrestuar 4 anëtarë të familjes Dishi në fshatin Kalivaç si dhe kryeplakun për moskallësim krimi dhe shpërdorim detyre. 

Pas monitoritmi nga ajri dhe kontrollit në në territorin e fshatit Kalivaç janë konstatuar të kultivuara 55 bimë narkotike, që u asgjësuan djegies dhe  arrestuan në flagrancë shtetasit:

Petrit Dishi, 28 vjeç, Rexhep Dishi, 59 vjeç, Roland Dishi, 21 vjeç dhe Selman Dishi, 50 vjeç, të gjithë banues në fshatin Kalivaç. Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohen se janë autorët e kultivimit të bimëve narkotike.

Në lidhje me këtë rast u arrestua edhe shtetasi Bashkim Nelaj, 59 vjeç, me detyrë kryeplak fshati, banues në fshatin Drita për veprat penale "Moskallzim Krimi", "Shërdorim Detyre".

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike", "Moskallzim Krimi", "Shërdorim Detyre".

Po ashtu, pas kordinatave të ardhura nga monitorimi ajror, në Bulqizë është arrestuar edhe Zenel Dedja, 54 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Bulqizë pasi pranë banesës së tij janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar 11 bimë narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco