‘I thashë: Jemi gjyshër, por pastaj e vrava’, lihet në burg burri nga Durrësi që vrau fqinjin

‘I thashë: Jemi gjyshër, por pastaj e vrava’, lihet në burg burri nga Durrësi që vrau fqinjin

19:22, 17/07/2017

Arrest me burg pa afat është masa e sigurisë që Gjykata e Durrësit ka dhënë ndaj 57-vjeçarin që të enjten e kaluar vrau bashkëfshatarin në fshatin Jubë. Në sallën e gjyqit, Asti Mici deklaroi se ishte penduar për goditjen fatale që i kishte dhënë fqinjit të tij Ludovik Lala, pas një sherri për motive të dobëta.

Sipas autorit, përplasja fizike nisi kur viktima nuk kishte pranuar të lëvizte një zetor të lënë buzë lumit Erzen.

Mici tha se e kishte goditur fqinjin për t’u mbrojtur nga goditja e tij, edhe pse kishte tentuar të ulte gjakrat duke i kujtuar se të dy ishin gjyshër.

ImageAsti Mici

52-vjeçari Lala vdiq pas prerjes së arteries femurale nga goditja me kosë në pjesën e sipërme të kofshës.

Pasi dëgjoi palët, gjyqtarja Eda Kaja e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Micit, baba i 3 fëmijëve, dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “burg pa afat”. 

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment