Denoncohen 2 elektricistë shkodranë, 'i falnin' bizneset që vidhnin energji

Denoncohen 2 elektricistë shkodranë, 'i falnin' bizneset që vidhnin energji

13:18, 17/07/2017
A+ Aa A-

Njësia Task Forcë e OSHEE Shkodër, pas verifikimeve në terren, ka denoncuar në prokurori dy elektricistë, Gjelosh D. dhe Ndoc SH., që të dy nga Lezha, për shkelje të ligjit duke abuzuar me detyrën, pasi toleruan subjektet që kishin cënuar matësin e energjisë elektrike.

Të dy këta elektricistë, janë shoqëruar në Polici, ku po kryhen tashmë hetimet paraprake, nga ku mësohet se kanë plotësuar procesverbale të rreme në favor të bizneseve private.

Sakaq, aksioni ndaj debitorëve vijon, tashme duke u përqendruar gjatë orëve të natës!!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco