Temperaturat e larta dhe zjarre, Emergjencat Civile: Bëni kujdes në këto zona

Temperaturat e larta dhe zjarre, Emergjencat Civile: Bëni kujdes në këto zona

10:28, 03/07/2017
A+ Aa A-

Situata me zjarret duket se po shkon drejt përmirësimit, pasi edhe temperaturat kanë shënuar një ulje në disa gradë. Sipas emergjencave civile në 24 orët e fundit është evidentuar vetëm një vatër zjarri, në Bogovë të Skraparit.

Në fshatin Bogovë, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Skrapar shkoi në vendngjarje dhe punoi me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit shkuan dhe banorë të zonës. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.3 ha me shkurre dhe pisha.

Nga qarqet e vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.

Emergjencat Civile ftojnë qytetarët që nëse konstatojnë zjarre të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo 0694110198, pasi ndërhyrja në kohë shmang pasojat e rënda.

Gjatë ditës së sotme temperaturat do të zbresin, duke ulur mundësitë e përhapjes së vatrave të zjarrit:

- në vendet malore: temperaturat minimale 14°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 25°C.

- në vendet e ulëta: temperaturat minimale 17°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30°C.

- në bregdet: temperaturat minimale 19°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 29°C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco