DETAJE/ Vritet një i ri shqiptar, plagoset në kokë një tjetër

DETAJE/ Vritet një i ri shqiptar, plagoset në kokë një tjetër

16:42, 26/06/2017
A+ Aa A-

Një shqiptar ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur gjatë një sherri ku u përdorën edhe armët e zjarrit, gjatë natës në Cavallermaggiore (komunë në provincën Cuneo, në Piemonte) të Italisë.

Viktima është një 30-vjeçar, ndërsa një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur, raporton prestigjiozja italiane “La Stampa”, pa bërë të ditur identitetet e shqiptarëve.

Si viktima, ashtu edhe personi i plagosur, ishin të njohur më parë për policinë italiane.

Ngjarja

Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes, dy shqiptarët ishin në makinën tip “Bmw X3”, e parkuar pranë disko “Evita”.

Rreth orës 4:30, makinës së shqiptarëve i janë afruar disa persona (2 ose 3) në këmbë që pas një sherri me fjalë kanë qëlluar tre plumba. Autorët kanë qëlluar me një pushkë dhe një pistoletë ndaj shqiptarëve.

Më pas, ata ia dyshohet se mbathën në këmbë mes fushave pranë vendngjarjes. Nuk përjashtohet që autorët t’ia të kenë përdorur një makinë për t’u arratisur.

30-vjeçari shqiptar mbeti i vdekur, ndërsa 25-vjeçari, u plagos në kokë, e megjithatë arriti të telefononte ambulancën. Pas u dha alarmi, në vendngjarje shkuan edhe karabinierët,

Shqiptari i plagosur, i cili nuk e humbi kurrë vetëdijen, është dërguar në spitalin e Savigliano-s, ku po merr mjekim.

    FOTO nga vendngjarja

    Hetimet

    Raportohet se karabinierët janë tashmë në gjurmët e autorëve. Sherri që më pas solli vrasjen, dyshohet se ka ardhur për “çështje sentimentale”, raporton “La Stampa”.

    Hetimet po drejtohen nga zëvendësprokurorja Gabriella Viglione. 

    /SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco