19-vjeçari që vdiq në gurore në Itali ishte nga Elbasani

19-vjeçari që vdiq në gurore në Itali ishte nga Elbasani

13:46, 25/05/2017
A+ Aa A-

Fabiol Kyçyku, 19 vjeç është një nga dy të rinjtë shqiptarë të gjetur të vdekur në një gurore të braktisur në provincën e La Spezia, Itali. Ai ishte nga Elbasani.

Familjarët kishin humbur kontaktet me të që në mbrëmjen e datës 21 maj duke denoncuar zhdukjen e tij në policinë italiane.

Familjarët kanë rrëfyer se Fabioli është larguar nga banesa pa marrë asgjë me vete, as dokumenta as para e vetëm telefonin celular i cili rezulton i përdorur deri më orën 21.00 të natës 21 maj.

Fabiol Kyçyku kishte dalë nga banesa e tij mbrëmjen e së dielës, nga lagjja e Chiappas ku ai jeton. Në Whatsapp rezulton të ketë qenë në linjë për herë të fundit, në orën 21:00 të së dielës, kur ai u zhduk.

Familja e tij ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e 19-vjecarit, ndërsa fotoja e Fabiolit është publikuar edhe në emisionin “L’ha visto” që transmetohet në Rai3. Fabjoli jeton prej tre vitesh në Itali ku kishte nisur punën si mekanik. Për herë të fundit ai është parë me shokun e tij mbrëmjen e 21 majit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco