VIDEO/ 50 mijë euro në javë nga droga, zbulohet trafikanti shqiptar që bënte jetë të dyfishtë. Emri

VIDEO/ 50 mijë euro në javë nga droga, zbulohet trafikanti shqiptar që bënte jetë të dyfishtë. Emri

09:11, 17/05/2017
A+ Aa A-

Erald Dedej, personi që shihni në foto, është shqiptari i arrestuar në Itali së fundmi, së bashku me partneren e tij Maria Martina De Nicolo Volpe, të cilët koordinonin një tregti droge në lulëzim në Savona.

28-vjeçar shqiptar, me banim në komunën Alassio (Savona) dhe 25-vjeçarja italiane punonin në një supermarket në Alassino.

Ata janë arrestuar nga karabinierët e Albenga-s në një operacion të koduar “Tender Meat”.

Hetimet janë zhvilluar duke identifikuar disa blerës dhe shpërndarës droge, për të shkuar më pas te furnizuesit dhe ‘strofka’ e tyre, një garazh në Laigueglia të Savona-s, (komunë ku dhe vajza jetonte), që përdorej nga 25-vjeçarja për ruajtjen e drogës.

Referuar hetimeve, çifti komunikonte me kode kur fliste për ndarjen e drogës dhe shpërndarjet që duheshin bërë, duke iu referuar termave që pardonin në punë si: Biftekë “fiorentina”, brinjë dhe fileto. Këto fjalë përdoreshin si zëvendësuese të gramaturave të kokainës: 20, 10, 5.

Ndërsa fjala “faturë” përdorej për t’iu referuar borxheve të pashlyera të klientëve.

Ata përdornin kokainë të pastër, që e përzienin dhe paketonin në doza të vogla. Nga shitja e tyre, siç raportojnë meidat lokale, gjeneroheshin rreth 50 mijë euro në javë.

Trafiku i drogës zhvillohej në: Andora, Laigueglia, Loano e Finale Ligure, të gjitha komuna në provincën e Savona-s, por mbi të gjitha ata kishin blerës në Alassio.

Efektivët kanë sekuestruar rreth 10 mijë euro, të cilësuar si të ardhura nga aktiviteti i shitjes së drogës, 4 kg kokainë kokaine, 1 kg marihuane dhe një makinë tip “BMW 530”, të përdorur për shpërndarjen drogës.

Të pyetur nga gjykatësit, çifti nuk ka preferuar të flasë.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco