Xhafaj nxjerr zbuluar Tahirin: Nuk ka dokument të Guarda di Finanza për shkatërrimin e drogës, ka gënjyer

Xhafaj nxjerr zbuluar Tahirin: Nuk ka dokument të Guarda di Finanza për shkatërrimin e drogës, ka gënjyer

21:30, 16/05/2017
A+ Aa A-

Pas deklaratave të fundit të Ministrit të Brendshëm Xhafaj se Policia e Shtetit ka qenë e përfshirë në kultivimin e kanabisit, në kundërshtim me pretendimet e ish-Ministrit Saimir Tahiri, Exit ka marrë konfirmim nga Ministria e Brendshme që i famshmi “Raporti i Guardia Finanza”, nuk ekziston.

Më 7 tetor 2016, ish-ministri Tahiri shpërndau të dhënat e një “raporti”, të cilin ai pretendonte se ishte hartuar nga Guardia di Finanza italiane. Ky raport pretendonte se në vitin 2016 Policia e Shtetit kishte shkatërruar 99.8 për qind të sipërfaqeve të mbjella me kanabis në vend. Edhe pse vështirë se dikush i besonte ato shifra, Ministri Tahiri i përdori ato në mënyrë agresive për të heshtur kundërshtarët dhe për të sulmuar opozitën.

Në një post në Facebook, Zoti Tahiri shkroi:

“Për ata që kanë sy e vesh, më poshtë të dhënat zyrtare të Guardia di Finanza dhe Policisë së Shtetit […]:

[…]Në 2016 policia shkatërron 99.8% të hapësirës së kultivuar. Në 2012shkatërronte 0% dhe në 2013 shkatërronte 7,5%. Kush është narkotrafikanti?!?! Qeveria e lidhur me bandat e drogës kush është?!?!”

Pas paraqitjes së një kërkesë për informacion për të marrë raportin që citonte ish-ministri Tahiri, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Genci Gjonçaj, i konfirmoi Exit.al se “një raport publik në formatin që keni kërkuar nuk ekziston”.

Letra jep dhe informacione të mëtejshme se nga ku janë marrë të dhënat e “raportit” që Tahiri citon:

“…ndërsa informacioni i publikuar nga Policia e Shtetit dhe përfaqësuesit e Guardia di Finanza-s, në datë 07.10.2016, është hartuar duke u mbështetur në procedimet penale për kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve, të kryera deri në atë periudhë. Këto procedime janë të depozituara në Prokurori e si të tilla, nuk mund të publikohen, për shkak të hetimit.”

Me fjalë të tjera, shifra prej “99,8 për qind e plantacioneve të shkatarruara”, e deklaruar nga ish-Ministri Tahiri bazohej në procedimet penale të nisura nga Policia e Shtetit. Kjo përqindje tregon se Policia ka shkatërruar 99,8 për qind të parcela që ka identifikuar. Dikush mund të pyesi çfarë ka ndodhur me o,2 për qindshin e mbetur të plantacioneve të identifikuara?

Pra shifra prej 99,8 për qind nuk do të thotë asgjë për numrin e vërtet të plantacioneve të kanabisit në vend, aktivitetin e policisë, apo suksesin e tyre. Ajo thotë vetëm se është “shkatërruara 99,8 për qind e saj që ne kemi gjetur”. Por kjo nuk do të thotë  asgjë për situatën e vërtet. /Exit.al/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Al17/05/2017 14:17

    Shkojne e kapin fshataret e varfer si ata te fshatit Pagri ne Permet qe nuk kane pare 10 kg domate bashke e jo 11 tone droge. Turp!

    Goni17/05/2017 00:14

    O Mal , nuk i rruhet tr..i asnje shqiptari per kanabisin se asgje nuk po kuptojme ne shqiptaret , vec cfare pellasin nga "cadra" dhe ndonje komunikate policie. Eshte e njejta situate si gjithmone. Nese ka rritje te prodhimit do te thote qe eshte rrit kerkesa. Prandaj se rruan k....in asnje i huaj, sepse nuk e shikojne fare si problem se e thithin vete nganjehere te gjithe...

    Jo per ndonje gje po ai I gjati&co kerkojne veting16/05/2017 22:24

    Shqipatre, zgjouhuni, dilni nga ajo skuta e trushperlarjes qe na Kane fut kto palaco politikane!!!! Brekegrisurin, frrokun, prengen po I nxjerrin nga burgu edhe ne cdo mitinng permendin vettingun, 30 vjete kaluan edhe kto monstra e prostituan shqiptarin e shkrete, kto Jane te pashpirte, shqiptari vuan per kushtet elemenatre "Buke-drita-uje" ndersa per veten e tyre Jane trashur si shushunja me gjakun tone. Jemi ne zemer te evropes POR standartet e jeteses sone nuk Jane me mire se ne vendet e botes se 3-te, Afrikes. Duhet te na Vij turp ne si fillim se ska thene kot ai burri I zgjuar "cdo popull meriton ate qeveri qe le ta qeveris" se kto barkderrat-monstra-pashpirt-padinjitet nuk Kane te ngopur, sdo ndalojne kurr po si ndaluam ne!!!!!!

    mali16/05/2017 22:04

    Paska patur te drejte pd-ja !! Paska genjyer ministri , po paska genjyer dhe kryeministri , qe na paska tundur para syve jo nje dokument te guardias , po ndonje zhgarravine !! Kur qenkan tallur me dokumenteve te guardia di finanzia , imagjino me dokumentet e tyre !! Hajde shtet hajde ! Tallen me dokumente zyrtare "shtetaret" ! Shtet shullaz !!

    Shto koment

    Denonco