Tragjedia, babai me lot në sy: Ja si spitali privat ia mori jetën vajzës time. Emri i spitalit

Tragjedia, babai me lot në sy: Ja si spitali privat ia mori jetën vajzës time. Emri i spitalit

13:11, 16/05/2017
A+ Aa A-

Bardhyl Pepa, babai i Blerta Pepës, 15-vjeçares që humbi jetën pas një operacioni në një spital privat në Tiranë. Babai i vajzës Blerta Pepa duke folur për Report Tv është shprehur se stafi i spitalit ‘Continental’ i kishin thënë se ishte një operacion i lehtë dhe pa probleme.

“Operimi vajti dy orë. Doli mjeku kirurg që e operoi vajzën dhe foli me kunatin anglisht. Cdo gjë ka dalë OK, operacioni ka dalë në rregull. Rezonanca e tregon minukun nuk është aq e ndërlikuar e tregon më të lehtë’ është shprehur me lot në sy babai.

“Pamë disa lëvizje të mjekëve njeri ik me vrap andej e njeri andej. Kap një infermiere aty e pyes:

Mos ka gjë vajza ime? Jo më tha nuk ka gjë vajza ka një tjetër. Kam vajtur tek salla e operacion e kam hapur derën e kam shqyer kur kam parë vajzën duke i bërë pompim në gjoks më ka rënë të fikët. Nuk kam parë më asgjë”, u shpreh Bardhyl Pepa.

“Më pas kam parë lëvizje nga prapa spitalit. Si përfundim nga ora një e natës dalin mjekët dhe kërkojnë kunatin i thonë hajde pak brenda dhe aty i japin lajmin e fundit për vajzën time”, tregon me lot në sy babai i Blerta Pepës.

“Kërkoj që drejtësia të vihet në vend për jetën e vajzës që ma morën. Shteti të vërë duart për këto klinika që janë hapur, si klinika ‘Continental’. Dua drejtësi për këtë njeri që më mori jetën e vajzës.  Vajza ime ka qenë një artiste, ka qenë një nga vajzat më inteligjente”, vazhdon rrëfimin Bardhyl Pepa babai i vajzës që humbi jetën një ditë më parë në Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco