‘Imsi Catcher’, gjykata rrëzon Çakon, në fuqi zgjatja e hetimeve

‘Imsi Catcher’, gjykata rrëzon Çakon, në fuqi zgjatja e hetimeve

17:52, 27/04/2017
A+ Aa A-

Gjykata i jep të drejtë Prokurorisë për zgjatjen e hetimeve me tre muaj për pajisjen IMSI Catcher mbi të cilën ka nisur një hetim nëse është përdorur apo jo për përgjime të paligjshme.

Vendimi është marrë këtë të enjte nga gjyqtari Astrit Faqolli që ka vendosur të pushojë padinë e drejtorit të policisë Haki Çako, i cili kish kërkuar mbylljen e këtyre hetimeve.

Çako­gjykatës: Mbyllni hetimet

Më 21 mars kreu i policisë së shtetit depozitoi në gjykatë kërkesë penale ku si objekt ishte “Ankim per zgjatjen e afateve te hetimeve”. Kjo padi u shqyrtua në 3 seanca ndërsa këtë të enjte është vendosur pushimi i saj duke lënë në fuqi vendimin e prokurorisë.

Report Tv ka mësuar se gjyqtari Faqolli ka marrë vendimin e pushimit pasi pala paditëse nuk është paraqitur në seancë. Prej Tetor 2016 prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim në lidhje me përdorimin për përgjime të jashtëligjshme të pajisjes “IMSI CATCHER” pajisje e cila ndodhej në Shqipëri me mision italian Interforca për arsye mësimore. Vetë Çako dhe drejtuesit e tjerë të policisë ndaj të cilëve kryhen hetime kanë mohuar që kjo pajisje të jetë përdorur jashtë qëllimeve mësimore, por paçka kësaj Prokuroria si ndali hetimet.

Ndaj zyrtarëve të policisë më parë u mor dhe masa e pezullimit nga detyra përfshi drejtorin Çako, drejtorin e forcave operacionale Artion Duka dhe Ention Xhelilajn, por këto masa më pas u rrëzuan në Gjykatën e Apelit. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genti27/04/2017 23:19

Te majte?Çne?pse policia esht e depolitizuar !!!!!?apo esht e ripjerdhjes,?ose e rivdekjes?

Iliri27/04/2017 19:11

Brockullat e llalles! Vetem t majte heton!

Shto koment

Denonco