Trafikimi i makinave luksoze, Çako takim me homologun malazez

Trafikimi i makinave luksoze, Çako takim me homologun malazez

16:54, 25/04/2017
A+ Aa A-

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të  Policisë të Malit të Zi, Slavko Stojanoviç dhe delegacionin që e shoqëronte.

Ky takim u zhvillua në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit të përbashkët policor të koduar Lux/Rover i cili është vlerësuar nga qendra SELEC (Qendra e Zbatimit të Ligjit për Europën Juglindore) si "Operacioni  më i suksesshëm në Europën Juglindore për 6 mujorin e dytë të vitit 2016".

Haki Çako: Eshtë një punë e përbashkët, është një falenderim reciprok kuptohet, sepse rezultati i këtij bashkëpunimi ishte arrestimi i personave shqiptarë dhe malazezë por edhe bllokimi dhe sekuestrimi i shumë makinave lukzose të falsifikuar dhe trafikuara.

Ky operacion i vlerësuar dhe i koordinuar sigurisht shumë mirë nëpërmjet SELEC-ut, ka mundësuar dhe operacione të tjera, të Policisë Shqiptare me vende të tjera të rajonit.

Këto janë operacione që vijnë në të njëtën fymë bashkëpunimi dhe orientimi me direktivat e Europolit dhe të gjithë organizmave të BE-së.

Besoj shumë që ky do të jetë një shembull shumë i mirë hetimi pse jo dhe në drejtime të tjera të përbashkëta, për vepra të tjera penale, të karakterit të krimit të organizuar  ndër-rajonal.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua mbi çështje të bashkëpunimit në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, për  parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe trafikut të lëndëve narkotike,  terrorizmit si edhe mbi masat në kuadër të sezonit turistik veror.

Gjatë takimit, Çako dhe  Stojanoviç e konsideruan të nevojshme dhe të domosdoshme rritjen e kapaciteteve bashkëpunuese në aspektin e shkëmbimit të informacionit dhe të përpunimit për çështjet e radikalizmit fetar dhe antiterrorizmit, si një rrezik shumë i  madh jo vetëm për ne, por për gjithë Europën pasi një pjesë e lëvizjeve të migracionit të paligjshëm nga zonat e luftës, mbartin brenda tyre indvidë të  cilët kanë tendenca terroriste dhe radikale duke qenë një rrezik shumë i madh për sigurinë e vendeve tona dhe të gjithë Europës.

Të dy Drejtorët e Policisë kanë theksuar se është shumë e rëndësishme e me interes të ndërsjelltë, vlerësimi  i protokollit për bashkëpunim të përbashkët për sezonin turistik. 

Në fund është vlerësuar  edhe  puna mjaft e mirë mes dy policive kufitare. Në kuadër dhe në zbatim të portokollit dhe të akt-marrëveshjeve që ne kemi, bashkëpunimi është shumë  i mirë në pikat e kalimit të kontrollit kufitar.

Slavko Stojanoviç: Ka qenë një aksion policor i përbashkët në pikat e kalimit çka tregoi si duhet të veprojmë dhe si duhet të bashkëpunojmë, si duhet të kemi besim të ndërsjelltë . Mund të them se ky mund të jetë si një shembull për të gjitha operacionet e planifikuara në të ardhmen nga Policitë tona.

Falenderim të veçantë për përfaqësuesit tuaj në qendrën SELEC. Ata së bashku më përfaqësuesit tanë dhe përmes cilësive të njëjta, kanë bërë që ky aksion të ketë rezultate konkrete dhe besoj se ka patur jehonë pozitive në Shqipëri si dhe më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco