Ngjarja tragjike në azilin e pleqve, zbardhet shkaku i zjarrit që u mori jetën dy të moshuarve

Ngjarja tragjike në azilin e pleqve, zbardhet shkaku i zjarrit që u mori jetën dy të moshuarve

16:18, 25/04/2017
A+ Aa A-

Hetimet e policisë së Skraparit kanë gjetur se zjarri që përfshiu gjatë natës duke u gdhirë e hënë në “Shtëpinë e të moshuarve” ka rënë nga një cigare e harruar ndezur në dhomën ku flinin dy viktimat.

Tahir Senka 84 vjeç dhe Mustafa Kaçeli 81 vjeç, gjetën vdekjen në gjumë, si pasojë e asfiksimit prej tymit.

Prej cigares është shkaktuar zjarri në batanijen me të cilën ishte mbuluar njëri nga të moshuarit, çka ka sjellë asfiksimin e tyre.

Pas ngjarjes tragjike të mëngjesit të së hënës, u pezulluan nga detyra drejtoresha e azilit dhe dy punonjëse.

Policia tha zyrtarisht se dyshohet se vdekja e të moshuarve ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga tymi i krijuar nga djegia e një batanije.

Materialet hetimore lidhur me rastin iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Beratit.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco