Vrasja e Artan Cukut/ Hapet dosja e vetëvrasjes në komisariat në vitin 2005

Vrasja e Artan Cukut/ Hapet dosja e vetëvrasjes në komisariat në vitin 2005

22:21, 08/04/2017
A+ Aa A-

Në janar të vitit 2005 në komisariatin 4 të Tiranës ndodhi një ngjarje e rëndë. Një i ndaluar humbi jetën në rrethana të paqarta.

Viktima ishte Agim Daka me origjinë nga Tropoja. Vëllai i tij Bujar Daka nga Cërrnica e Tropojës ishte arratisur së bashku me 2 persona të tjerë nga ambientet e paraburgimit në Shkodër dhe për këtë policia kishte ndaluar vëllain e tij për ta marrë në pyetje.

Zyrtarisht thuhet se ai kreu vetëvrasje, por në atë kohë deputetë të opozitës akuzuan shefin e komisariatit Artan Cuku se kishte torturuar Dakën derisa ai kishte humbur jetën.

Ish-deputeti i Tropojës Azgan Haklaj mbajti në atë kohë një deklaratë në parlament: “Agim Daka ishte qytetar i thjeshtë e i pambrojtur, ai ra viktimë e klanit farefisnor të prokurorit të Shkodrës Ulsi Manja, të drejtorit të Shkodrës të drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB) Sami Rasha, të ministrit Toska, të prokurorit Visha e Sollaku, etj., të cilët duke qenë miq të ngushtë e me lidhje gjinie shumë të afërt me njëri-tjetrin, urdhëruan Rambon e tyre Artan Cuku të vidhte Agim Dakën në mes të rrugës e ta masakronte për dhjetëra orë në polici, duke mos i lejuar atij të ketë as një avokat siç e parashikon ligji, ose të paktën të njoftohej familja e tij, por më në fund e vranë edhe Agim Dakën” - ka thënë Haklaj në atë kohë.

Edhe drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj që ka dhënë detaje mbi ekzekutimin e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku dhe se hakmarrja është një nga pistat e vrasjes. Megjithatë ende asgjë nuk është zyrtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco