Shtyhet seanca për Frrokun, avokatët: Kemi nevojë për kohë

Shtyhet seanca për Frrokun, avokatët: Kemi nevojë për kohë

14:26, 30/03/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 12 prill seancën ndaj ish deputetit Mark Frroku.

Shkak është bërë kërkesa e avokatëve të ish-deputetit, të cilët kërkuan kohë për të përgatitur mbrojtjen.

Në pretencën e saj, seancën e shkuar, Prokuroria paraqiti në Gjykatën e Tiranës konkluzionet përfundimtare të hetimit dhe gjykimit dhe kërkoi 25 vite burg në total për Frrokun, i akuzar mes të tjerash për vrasjen e e Aleksandër Kurtit në Bruksel, në vitin 1999.

Gjithashtu, për ish deputetin u kërkua edhe heqje për 10 vite e te drejtës për të kryer funksione publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco