Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Francë, shkatërrohet rrjeti i kosovarëve që trafikonte emigrantë në BE

Francë, shkatërrohet rrjeti i kosovarëve që trafikonte emigrantë në BE

14:14, 29/03/2017
A+ Aa A-

Një gjykatë franceze në Besançon (Doubs)  ka dënuar sot dhjetë anëtarë, kryesisht shqiptarë, të një rrjeti të përhapur në disa vende evropiane si dhe në Zvicër, që kishin trafikuar emigrantë kosovarë klandestinë kundrejt pagesës. Kështu  njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke iu referuar Ministrisë Publike të Doubs.

Policia kishte dëshmi se kontrabandistët kosovarë për te dërguar ilegalisht emigrantët nga Kosova në Francë, Zvicër dhe vendet perëndimore, një të rrituri i merrnin 2800 euro, kurse një familjeje, 7000 euro.

Mësohet se Franca ka dhënë vendimin ndaj dhjetë të akuzuarve për kontrabandë të qënieve njerëzore,1 - 4 vjet  burg secilit dhe gjithsej, mbi 30 vjet burg për të gjithë bandën. Rrjeti, i cili ka pasur një degë në Zvicër, u shpërbë në vitin 2015.

Gjykata Penale e  Besançon, me nga 3 dhe 4 vjet burg dhe me ndalim të përhershëm në territorin francez ka dënuar tre liderët kryesorë kosovarë të rrjetit të kontrabandës me klandestinë.

Duhet thënë se që nga fillimi i hetimit në qershor të vitit 2014, më shumë se 70 të dyshuar janë arrestuar në Evropë (Francë, Republikën Çeke, Austri, Gjermani, Hungari, Kosovë apo Sllovakia), njoftoi në një deklaratë Zyra Europiane e Europolit, kur rrjeti u shpërbë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco