Raporti zyrtar i prokurorisë, ja vendi ku ndodhin më pak krime në Shqipëri

Raporti zyrtar i prokurorisë, ja vendi ku ndodhin më pak krime në Shqipëri

09:56, 29/03/2017
A+ Aa A-

Harta e kriminalitetit në Shqipëri për vitin 2016 saktëson se qarku i Vlorës ka koeficientin më të lartë të kriminalitetit të popullsisë, kurorë të cilën e ndan në vend të dytë me Gjirokastrën.

Ndërsa vendi me më pak krime në vend vazhdon të jetë Përmeti, ndërsa nga shifrat zyrtare të prokurorisë shikohet një rritje e madhe e kriminalitetit në zonën e Kukësit, ku në krahasim me një vit më parë ka një rritje prej 14 për qindësh të ngjarjeve.

Raporti vjetor për 2016-ën hartuar nga Prokurori i Përgjithshëm dhe dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë që “Shqiparja.com” në nivel kombëtar Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100.000 banorë në vitin 2016 (bazuar në sistemin statistikor të Prokurorisë) është 1088, ndërsa në vitin 2015 ka qenë 1122, duke pësuar kështu një ulje të lehtë.

Në qarkun Dibër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Dibër dhe Mat, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2016 është 542. Në qarkun Berat që përfshin prokurorinë e shkallës së parë Berat koeficienti i kriminalitetit në vitin 2016 është 724.

Në qarkun Durrës që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Durrës dhe Krujë, koeficienti i kriminalitetit është 1036. Në qarkun Elbasan që përfshin prokurorinë e shkallës së parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë është 797, ndërsa në qarkun Fier që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Fier dhe Lushnje koeficienti i kriminalitetit është 867.

Në qarkun Korçë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Korçë dhe Pogradec koeficienti i kriminalitetit në vitin 2016 është 878, ndërsa në qarkun Kukës që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Kukës dhe Tropojë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë është 1009.

Në qarkun Lezhë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Lezhë dhe Kurbin koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë është 1154, ndërsa në qarkun Shkodër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Shkodër dhe Pukë koeficienti i kriminalitetit në vitin 2016 është 1154.

Qarqet më të nxehta janë Tirana, Gjirokastra dhe Vlora. Në qarkun Tiranë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Tiranë dhe Kavajë koeficienti i kriminalitetit në vitin 2016 është 1251, ndërsa në qarkun Gjirokastër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Gjirokastër dhe Përmet koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë është 1507.

Në qarkun Vlorë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Vlorë dhe Sarandë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2016 është 1711, që përbën nivelin më të lartë të kriminalizimit të popullsisë.

Numri i procedimeve sipas rretheve

Rrethi          Veprat     Tendenca ndaj 2015

Berat            981          -6,8 %

Dibër            495          -0,2 %

Durrës          2222       -4,9 %

Elbasan        2293      -15 %

Fier              1732     -2,8 %

Gjirokastër   863        +0,5 %

Kavajë          601         +25,7 %

Korçë           1413       -6,6 %

Krujë            681          +6,4 %

Kukës           582         +13,9 %

Kurbin          501         +1 %

Lezhë           1002       -16,36 %

Lushnjë         913        -5,4 %

Mat               204         -32,9 %

Përmet         162        +20,9 %

Pogradec     496         +16,4 %

Pukë            229         + 2,2 %

Sarandë       801        -8,87 %

Shkodër       2196       -4,9 %

Tiranë          9942        -0,1 %

Tropojë         238        -31,8 %

Vlorë            2416        +1,3 %

97 % e të pandehurve janë pa arsim të lartë, vetëm 1.6 % femra

Personat pa arsim të lartë dhe meshkujt janë më të predispozuar për tu përfshirë në veprimtari kriminale. “Të dhënat socio-demografike të të pandehurve për këtë grup veprash penale, si gjinia, mosha, arsimi, gjendja shoqërore, vendbanimi e gjendja gjyqësore, paraqiten në mënyrë të detajuar në vijim: Në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se 98,4 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 1,5 % janë të mitur) dhe vetëm 1,6 % janë femra (ndër të cilat nuk rezultojnë të mitura).

Në lidhje me arsimimin e të pandehurve, rezulton se për këto grup veprash penale 3,2 % e të pandehurve të regjistruar janë me arsim të lartë, 43,6 % e të pandehurve të regjistruar janë me arsim të mesëm dhe pjesa tjetër e të pandehurve rezultojnë me arsim deri 9-vjeçar.

Për sa i përket gjendjes shoqërore, nga të dhënat statistikore rezulton se rreth 63,5 % e të pandehurve janë të papunë, rreth 34,8 % e të pandehurve janë të punësuar në sektorin privat dhe vetëm 1,7 % e tyre janë nëpunës shtetërorë”,-thuhet në raportin e prokurorisë. Rezulton se, ka një numër pothuajse të njëjtë të të pandehurve për këtë grup veprash si në qytet dhe në fshat.

Në lidhje me gjendjen gjyqësore të të pandehurve, theksojmë se 0,4 % e tyre janë përsëritës për të njëjtën vepër penale, 5,6 % përsëritës për vepra të tjera dhe 94 % janë të padënuar më parë. Bazuar në sa më sipër, faktorët kriminogjenë që ndikojnë në ecurinë e këtyre veprave penale kanë të bëjnë me arsimimin e personave të marrë si të pandehur si dhe me nivelin e papunësisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco