FOTO/ Planifikonin vjedhjen e eshtrave të Enzo Ferrarit, shkatërrohet banda kriminale. Një shqiptar mes të arrestuarve. Emri

FOTO/ Planifikonin vjedhjen e eshtrave të Enzo Ferrarit, shkatërrohet banda kriminale. Një shqiptar mes të arrestuarve. Emri

18:42, 28/03/2017
A+ Aa A-

Shkatërrohet një bandë në Itali, e cila kishte planifikuar rrëmbimin e eshtrave të Enzo Ferrarit dhe më pas do të kërkonte shpërblim të majmë familjes së tij.

34 persona kanë rënë në pranga, mes tyre dhe një shqiptar, pasi ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonin armë dhe drogë, raportojnë mediat italiane.

Operacioni u zhvillua në Sardenja, Emilia, Lombardi, Veneto dhe Toscana. Banda kriminale kishte planifikuar vjedhjen e eshtrave të Ferrarit, prodhuesi i automjeteve sportive, i cili që prej 1988-ës prehej në varrezat e San Cataldo-s në Modena.

I gjithë plani ishte ideuar nga një i burgosur dhe më pas parashikohej transportimi i eshtrave gjatë natës me dy makina dhe një fugon.

‘Ansa’ shkruan se mes të arrestuarve është dhe 35-vjeçari shqiptar, Gentijan Tusha. Po ashtu, raportohet se banda kriminale kishte shtrirë aktivitetin e saj mes Sardenjës dhe Italisë veriore.

Enzo Ferrari vdiq në Modena në gusht të vitit 1988 në moshën 90 vjeçare dhe u varros në krah të djalit të tij, Alfredo (Dino). Ky i fundit vdiq në moshën 24-vjeçare.

Varri është vendosur në pjesën historike të varrezave San Cataldo, i mbrojtur nga një portë hekurt, zbukuruar me skulptura, ndërsa vizitohet çdo vit nga mijëra adhurues automobilistik.

ImageGentijan Tusha

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

civilisim28/03/2017 21:28

shqiptaret i kane pasion dhunimet e varreve.

Shto koment

Denonco