Grabitësit me armë masakrojnë një familje deri sa marrin kasafortën me lekë

Grabitësit me armë masakrojnë një familje deri sa marrin kasafortën me lekë

09:25, 27/03/2017
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në zonën e Korçës. Burime nga policia thanë se persona të paidentifikuar pasi kanë dhunuar një familjen, i kanë marrë kasafortën me para.

Sipas policisë, mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Korçës, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim 53-vjeçari me inicialet N. B., banues në fshatin Kamenicë.

Ai ka deklaruar se rreth orës 01:45 në banesën e tij private në fshatin Kamenicë, kanë hyrë dy persona të maskuar të cilët dyshohet të kenë pasur edhe armë. Këta të fundit, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy personave që ndodheshin në banesë, kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte një sasi lekësh, disa dokumente dhe më pas janë larguar.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Korçës akuzat e “vjedhjes me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ligji27/03/2017 15:05

Shume keq situata e rendit dhe sigurise. Duhet patjeter te vendoset denimi kapital

Shto koment

Denonco