Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

FOTO/ Mbolli ‘pyllin e kanabisit’, arrestohet shqiptari në Itali

FOTO/ Mbolli ‘pyllin e kanabisit’, arrestohet shqiptari në Itali

19:03, 23/03/2017
A+ Aa A-

Karabinierët e Komos në Itali kanë arrestuar një 44-vjeçar, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Komos.

Shqiptari me banim në Komo është konsideruar përgjegjës për veprën penale të prodhimit, trafikimit dhe posedimit të paligjshëm të substancave narkotike apo psikotrope.

Në shtator të vitit 206, karabinierët kanë pikasur në një territor privat (pronari rezulton i papërfshirë në çështje) në komunën Capiago Intimiano, një plantacion me kanabis, të përbërë nga thuajse 1.000 bimë, që kapnin edhe lartësinë 2 metra.

Image

Hetimet kanë zbuluar se ishte pikërisht shqiptari, që çdo ditë, kujdesej për bimët.

Plantacionet vlerësohet se do të prodhonin 35.000 doza me lëndë narkotike, të cilat do të gjeneronin rreth 300.000 euro, raportojnë mediat lokale.

I arrestuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në burgun e Komos, në dispozicion të autoritet gjyqësor.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco