VIDEO/ Tjetër aksident në Tiranë, por ambulanca humb rrugën

VIDEO/ Tjetër aksident në Tiranë, por ambulanca humb rrugën

15:12, 22/02/2017
A+ Aa A-

Një person është aksidentuar mesditën e sotme përpara Parlamentit në Tiranë. Siç dëshmon kalimtari që kanë filmuar ngjarjen, ambulanca është vonuar 30 minuta. Kjo nuk është hera e parë që qytetarët ankohen për ndihmën e urgjencës në Tiranë.

Videoja e të aksidentuarit është postuar nga Nisma Thurje në Facebook dhe shoqërohet me komentin e personit që denoncoi ngjarjen.

“Zotëria pësoi nje aksident dhe mbeti ne mes te rruges. Nderkohe qe ambulanca dhe pse eshte njoftuar prej 30 minutash ende nuk ka ardhur. 30 minuta dhe jemi ne mes te Tiranes. Askush nuk e di nese zoteria do t’ja dali dot apo jo, kaq shume sa u vonua ambulanca. Eshte e frikshme te mendosh sesi mund te jetosh ne kete shtetin tone ku urgjenca eshte si fugon linjash. Dhe dalin ne TV dhe krekosen se po behet shtet. Eshte e turpshme. Mjere ke ze halli…”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco