Nga incesti te mbytja e të miturit në liqen, nuk kanë fund fatkeqësitë për familjen nga Tirana

Nga incesti te mbytja e të miturit në liqen, nuk kanë fund fatkeqësitë për familjen nga Tirana

16:31, 11/01/2017
A+ Aa A-

Një tjetër fatkeqësi ka pësuar familja Gurakuqi ditën e sotme, pasi djali 12-vjeçar u mbyt në liqenin e Kasharit teksa luante me akullin mbi sipërfaqe.

Motra e tij 15-vjeçare e tentoi ta shpëtojë, por nuk mundi.

15-vjeçarja është përdhunuar nga i ati dy vjet më parë, fakt të cilin e ka dëshmuar edhe gjykata pas analizës së ADN-së, raporton BW.

38-vjeçari Fatos Gurakuqi u kallëzua në polici nga vajza e tij 15-vjeçare F.G. më 18 nëntor të 2015-ës dhe më pas u arrestua.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë 15-vjeçaren ta mohojë më vonë akuzën që ngriti ndaj të atit, pasi ajo pas kallëzimit ka deklaruar se akuza që kishte ngritur ndaj babait ishte për shkak se ai e rrihte, dhe se e kishte bërë për të shfryrë inatin.

Në përgjigjen e tyre, ekspertët e policisë shkencore dolën në rezultatin se është gjetur spermë në të brendshmet e 15-vjeçares dhe pas analizës ka rezultuar se i përkiste Fatos Gurakuqit, i cili vijon të jetë në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco