Thyhet dhe grabitet bankomati i një bankë në qendër të Beratit. Merren miliona lekë

Thyhet dhe grabitet bankomati i një bankë në qendër të Beratit. Merren miliona lekë

10:44, 10/01/2017
A+ Aa A-

Një tjetër grabitje ka ndodhur në orët e para të ditës, ndërsa persona të paidentifikuar kanë thyer dhe kanë marrë miliona lekë nga bankomati i një banke private.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në qendër të Beratit.

Sipas policisë, rreth orës 03:35, në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat, është vjedhur me thyerje bankomati i një banke private, ku mësohet se janë marrë një sasi e madhe lekësh.

Pas njoftimit policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Është duke u punuar për përcaktimin e shumës së grabitur si dhe identifikimin e kapjen e personave që kanë bërë vjedhjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco