Vrasja e efektivit të RENEA-s në Lazarat, gjykata jep dënimet

Vrasja e efektivit të RENEA-s në Lazarat, gjykata jep dënimet

17:34, 21/03/2018
A+ Aa A-
Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për grupin e zjarrit të Lazaratit ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, qershorin e 2015-ës, një vit pasi policia kishte hyrë në fshat, në aksionin e pastrimit nga lëndët narkotike.   

Krimet e Rënda kanë dhënë dy burgime për jetë për dy prej kokave të grupit të zjarrit Albion Aliko dhe Bajram Boçi. 35 vite burg janë dhënë për Elvis Boçin, ndërsa për 7 anëtarët e tjerë të grupit janë dhënë dënime nga 9 deri në 20 vite burg. Në total janë dhënë 150 vite burg dhe dy dënime përjetë për 11 të akuzuarit e procesit "Lazarati 2". 

Vendimi u prit mes tensionit dhe debatit mes oganit të akuzes dhe familjarëve, ku këta të fundit u nxorën jashtë nga forcat e sigurisë në sallën e gjyqit.

Dënimet 

Albion Aliko - Burgim i përjetshëm

Bajram Boci - Burgim i përjetshëm

Elvis Boçi - 35 vite burg

Alban Aliko - 20 vite burg

Elson Kasma - 18 vite burg

Xhulio Malo - 10 vjet

Klodian Selimi - 13 vjet

Oltion Proko - 9 vite burg

Dervish Gaba - 15 vite

Ruhan Hija - 15 vite burg 

Iljaz Xhaferri - 15 vite burg

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco