Merrte ujin me dy linja, procedohet biznesmeni

Merrte ujin me dy linja, procedohet biznesmeni

15:50, 22/02/2018
A+ Aa A-

Vidhte ujin edhe per bisnesin e tij. Dhe për këtë veprim administratori i një kompanie që merrej me përpunimin dhe ambalazhimin e ujit në Përrenjas, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi krahas tubacionit të ujësjellësit, vidhte ujë edhe nëpërmjet një tubi tjetër per binesin e tij.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Eshtë proceduar 47 vjeçari me iniciale F.G, banues në Tiranë. "Procedimi ndaj këtij subjekti filloi pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i UK Librazhd, i cili është përgjegjësi i grupi të punës  për verifikimin e lidhjeve të paligjshme  në tubacionet e ujësjellësit. Gjatë verifikimit kanë konstatuar se përveç lidhjes së ujit që ka me ndërmarrjen e ujësjellësit kishte edhe një tubacion tjetër që  furnizonte me ujë subjektin e lartpërmendur". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco