Xhafaj: Godisni bosët e krimit, jo ata që vendosin një çati/ Ja ndryshimi i rradhës në polici...

Xhafaj: Godisni bosët e krimit, jo ata që vendosin një çati/ Ja ndryshimi i rradhës në polici...

12:52, 17/02/2018
A+ Aa A-

Ferdinand Mara do të drejtojë Drejtorinë e Policisë së Lezhës, ndërsa prezantimi pritet të bëhet nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Pas Shkodrës, ku u emërua Vehbi Bushati, ndryshimi në Lezhë është i dyti në ditën e sotme, në kuadër të reformimit të strukturave drejtuese, që pas emërimit të Ardi Veliut në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë nga Shkodra, ku ishte i pranishëm në prezantimin e Bushatit, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj kërkoi vendosmëri për të luftuar grupet kriminale.

Xhafaj ka theksuar se në Shkodër janë 5 grupe kriminale që duhen goditur. Ai i ka kërkuar policisë të mos merret me hallexhinjtë që vendosin një çati, por të arrestohen bosët e krimit.

 “Janë 4-5 grupe të rëndësishme kriminale që duhen goditur. Mos u merrni me hallexhinjtë qe vendosin një çati. Bosët e krimit janë vërdalle dhe ata duhen goditur.

Bosët e krimit nuk duhen falur për asnjë arsye. Ai që përmend emrin tim të goditet i pari. Dua një integritet nga te gjithë policët, nga shefat deri tek polici më i thjeshtë, te mos ketë një sjellje harbute me qytetaret. Bëni kujdes me Vettingun, nuk do ti shpëtoje asnjë. Tolerenca ndaj krimit do te jete 0. Kërkoj nje korrektësi maksimale dhe të goditen ata që cilësohen si të fortë.

Nëse marr vesh se ka tolerime për ndërtime të medha pa leje, përfshirje në lejimin e trafiqeve të drogës të policisë do jem unë i pari që s’do lejoj dhe do përballeni me ligjin. Fytyra e policise se shtetit duhet te ndryshoje totalisht”, tha Xhafaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco