Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Kallëzimi në Polici: Ai më ofroi një pije, më mori në makinë, pastaj më... Unë nuk doja!

Kallëzimi në Polici: Ai më ofroi një pije, më mori në makinë, pastaj më... Unë nuk doja!

20:28, 14/02/2018
A+ Aa A-

Një grua rumune ka kallëzuar një shqiptar në policinë e Heraklion në Kretë të Greqisë, se ka tentuar të përdhunojë, raportojnë sot mediat lokale.

30-vjeçarja ka thënë në polici se ishte në një bar, kur një burrë i panjohur iu afrua dhe i ofroi një pije.

Pas një copë herë muhabet, i propozoi që të largoheshin nga bari për të shëtitur me makinën e tij. Vajza pranoi. Teksa ishin në makinë të dy, 43-vjeçari shqiptar nisi të bëjë veprime “të pahijshme” ndaj vajzës, megjithëse kjo e fundit e ka kundërshtuar, sipas të njëjtave burime.

Në një moment, ajo largohet nga mjeti dhe shkon në polici për të bërë kallëzim. 43-vjeçari u identifikua dhe u vu në pranga për tentativë përdhunimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco