Prindërit e Arielës mbërrijnë në Tiranë: Ai që e ka bërë do ta ...

Prindërit e Arielës mbërrijnë në Tiranë: Ai që e ka bërë do ta ...

22:52, 21/01/2018
A+ Aa A-

Prindërit e Ariela Muratit të cilët jetonin në një fshat të Fierit, menjëherë pas marrjes së lajmit tragjik të vrasjes së vajzës së tyre janë nisur për në Tiranë.

Në ambientet e morgut ku kanë shkuar për të parë trupin e vajzës së tyre të pajetë, ata mësohet se janë shprehur që djali që ka kryer krimin do ta paguajë atë që ka bërë.

Ata nuk kishin shumë kohë që kishin komunikuar me autorin e vrasjes së Arielës, Aldison Belulajn, i cili i kishte kërkuar dorën vajzës në shtëpi, por prindërit i kishin thënë të hiqte dorë pasi vajza ishte e bindur për refuzimin që bënte.

Mësohet se Policia e Fierit ka shkuar në fshatin Zharrëz, në banesat e dy të rinjve për të hetuar në lidhje me ngjarjen dhe për të marrë në pyetje familjarë dhe të afërm të Arieles dhe Aldisonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco