Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Greqi, arrestohet shqiptari, trafikonte kokainë dhe hashash

Greqi, arrestohet shqiptari, trafikonte kokainë dhe hashash

10:55, 19/01/2018
A+ Aa A-

Një 41-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia helene me akuzën e trafikut të kokainës dhe hashashit. Siç raportojnë mediat greke operacioni është zhvilluar në Halkidiki ku janë sekuestruar 79 gram kokainë dhe rreth 1 kg kanabis i papërpunuar.

Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka fituar sasi të konsiderueshme parash nga trafiku i lëndëve narkotike.

Gjithashtu shqiptarit iu konfiskua edhe një sasi prej 1280 euro, para të cilat dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i drogës, një peshore elektronike,  një thikë dhe 4 telefona celulare

I arrestuari jetonte në zonën e Halkidikisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco