Mashtrimi 17 milionë lekë/ Detaje: Si u arrestua avokati në Tiranë pas përgjimeve

Mashtrimi 17 milionë lekë/ Detaje: Si u arrestua avokati në Tiranë pas përgjimeve

17:46, 18/01/2018
A+ Aa A-

Detaje të reja janë bërë me dije nga Policia e Tiranës lidhur me arrestin e sotëm të avokatit Gazmir Xhurxhi.

Bëhet fjalë për një operacion të përbashkët mes Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorisë së Tiranës, të koduar “Avokati”. Hetimet për mbledhjen e provave që fajësojnë avokatin 35-vjeçarin janë kryer me metoda speciale, që përfshijnë edhe përgjimet.

Ai akuzohet për veprat penale: “Mashtrim në shuma të mëdha", "Fshehje të ardhurave" dhe "Falsifikim i dokumenteve".

Nga hetimet rezulton se avokati Gazmir Xhurxhi, i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 59-vjeçarit H.D., banues në Klos, një sasi prej 17 milionë lekë të vjetra duke falsifikuar disa fatura dhe dokumente. Ka qenë ky i fundit që ka bërë denoncim, duke sjellë edhe nisjen e hetimeve.

Materialet procedurale në ngarkim të avokatit iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, njofton Policia.

ImageGazmir Xhurxhi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco