Vrasja e Ivanoviç, befason kryeprokurori: Për veturën e djegur...

Vrasja e Ivanoviç, befason kryeprokurori: Për veturën e djegur...

21:49, 16/01/2018
A+ Aa A-

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kryepolici i Kosovës Shpend Maxhuni, tha se Policia e Kosovës ka informacione të bollshme për të gjurmuar në lidhje me pronarin dhe qarkullimin e veturës nga e cila u qëllua me armë zjarri në drejtim të Oliver Ivanoviç, e cila u gjet e djegur.

“Kjo veturë ishte pa targa por shumë shpejt kemi arritur të kemi në dispozicion informacione të nevojshme për prejardhjen e veturës dhe pronësinë e saj,  në një periudhë të caktuar të kohës. Nuk mund të jap më shumë detaje,  por informacionet që kemi për veturën janë të mjaftueshme që të gjurmojmë edhe më thellë edhe për pronarin e veturës dhe qarkullimin e saj ”, tha Maxhuni.

Por, kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqeri Syla, i kontaktuar nga mediat tha se ende nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me veturën e djegur.

“Zyrtarisht nuk ka asgjë porsa i takon pronarit të veturës dhe se ende nuk dihet se cili është ai. Ndoshta policia di diçka por ende nuk na e kanë thënë neve”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco