Çudit avokati i Tahirit: Gjetja e patentave në makinën e Sotës, rastësi. Njëlloj si rënia e shkëmbit në Torovicë

Çudit avokati i Tahirit: Gjetja e patentave në makinën e Sotës, rastësi. Njëlloj si rënia e shkëmbit në Torovicë

23:09, 12/12/2017
A+ Aa A-

I ftuar për të folur rreth vendimit të dhënë sot nga gjykata e Krimeve të Rënda, e cila i ndaloi sot ish ministrit Saimir Tahiriti daljen jashtë shtetit dhe dorëzimin e pasaportës dhe kartës së identiteti, Maks Haxhia ka sqaruar sesi tre patentat e Tahirit u gjetën në makinën e Orest Sotës

Ai tha në “Opinion” se ishte rastësi fakti që këto patentat të Tahirit dhe bashkëshortes së tij u gjetën në makinën e Orest Sotës. Por ai nuk dha një shpjegim në lidhje me shumën e 863 mijë eurove që u gjetën në makinën e biznesmenit të ri.

“Ka qenë rastësi pasi ish-shoferi i Tahirit po bënte dorëzimin e makinës së ministrisë. Rastësi ishte edhe rënia e shkëmbit të Torovicës mbi dy njerëz...”, tha ai.

Sipas Haxhiaj, në çështjen Tahiri nuk ka asnjë fakt të ri përveç Orest Sotës, dhe e vetmja lidhje sipas avokatit është gjetja e patentave në makinën e tij.

Ndërkohë që nga ana tjetër ai ka treguar se kërkesa e prokurorisë për heqjen e pasaportës është bërë më datë 6 dhjetor, ndërsa vendimi është marrë në datën 9. Sipas avokatit, vendimi i prokurorisë është marrë pa prezencën e palës së akuzuar (që në këtë rast është Tahiri), ndërsa pritet që pas 5 ditësh ish-ministri ti drejtohet prokurorisë për të dëgjuar vendimin, si edhe për të paraqitur kushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco