Peqin, adoleshenti i droguar i vjedh pensionin, 73-vjeçarit

Peqin, adoleshenti i droguar i vjedh pensionin, 73-vjeçarit

11:29, 12/12/2017
A+ Aa A-

Një ri nga Peqini, 17 vjeë, me iniciale K.SH. i ka vjedhur pensionin që sapo e kishte marrë në postë, 73-vjeçarit I.K. nga fshati Blinas i Peqinit. 17-vjeçari i ka rrëmbyer 200 mijë lekë të vjetra të moshuarit dhe është larguar me shpejtësi.

Por, Policia e Peqinit e ka pikasur dhe ka arritur ta vërë në pranga, adoleshentin. Nga kontrolli, rezultoi se ai kishte vetëm gjysmën e parave që vodhi, 100 mijë e 500 lekë, sepse pjesën tjetër e kishte blerë drogë, pasi në xhep iu gjetën 13 gram kanabis.

Policia në kuadrin e hetimeve se cili ishte shpërndarësi i drogës, po kërkon tashmë një 15-vjeçar që ia ka shitur grabitësit të parave, lëndën narkotike.

Mbi KSh rëndojnë dy akuza: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja” .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco