Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Donald Lu bëhet palë: I kam bërë thirrje qeverisë të gjejë një Kryeprokuror...

Donald Lu bëhet palë: I kam bërë thirrje qeverisë të gjejë një Kryeprokuror...

10:53, 12/12/2017
A+ Aa A-

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu duket se ka ndryshuar mendim për zgjedhjen e kryeprokurori të ri të Shqipërisë, pas përfundimit të mandatit nga Adriatik Llalla.

Vetëm pak ditë Ambasadori i SHBA-së me anë të një postim në faqen e Facevook të ambasadës deklaroi se: ‘Kushtetuta dhe ligji për prokurorin janë të qarta. Ambasada e SHBA-së mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe Euralius i kanë dhënë parlamentit. Ne nxisim parlamentin që të zbatojë ligjin’, thuhet në tekst.

Por sot ambasadori Lu është shprehur se i ka bërë thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë për të zgjedhur një kryeprokuror të ri.

‘I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës që të bashkëpunojnë për të gjetur një kryeprokuror të Përgjithshëm’, është shprehur Donald Lu në një takim të organizuar në Tiranë. Sipas tij, ‘politikanët kanë frikë dhe mundësia që ata të kontrollojë drejtësinë tani ka vdekur’.

"Së shpejti do të përrfundojnë çështjet e para të Vetingut. - u shpreh Lu. - Kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera të Vetingut, përfshirë SPAK-un. Shqiptarët presin me padurim, politikanët kanë frikë. Reforma nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e mëdhenj të vënë nën kontroll drejtësinë është e vdekur. Sistemi i ri nuk mund të ketë një Prokuror të Përgjitshëm që nuk ndjek askënd penalisht.

I kemi bërë thirrje Qeverisë dhe Prokurorisë për të gjetur një zevendësues të përkohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm, që i përfundoi mandati më 7 dhjetor.  Shpresoj që politikanët do t'i lënë menjanë mosmarrëveshjet e tyre," theksoi Lu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi13/12/2017 22:44

O Lu! Je ba shum qesharak... po turpron vendin tend, se neve kshu jeni mesuar! Shif e gjaj ndoj pun ke tv 2000- ja, se te porokallia ste marrin.

Sonja 12/12/2017 17:31

Lu-ja eshte pjes e krimit, korrupsionit, droges....ai shkaterroj rinin tone me ashashin, korrupsionin etj.....ai eshte pjes e llumit, pjes s tyre. e tha vet tahiri atae nate qe po qante ne Opnion se dhe ata (ambasadoret) njeres jane. pra dhe ata jane te perlyer dhe se po preket tahirin do ta hani te gjithe, dhe te nesermen dolen te gjithe ne mbrojteje. Dhe Lu-ja heshti. nese kishte rate qe Lu-ja te fliste per peshq e peshkaqen, ishte ky, por ai tall b**then me ne duke leshuar hes pas here ndonje shashk per mediat dhe asgje me shume. Ai duhet te largohet nga shqiprija, opozita duhet te organizoj protesta demokratike para ambasades amerikane dhe te kerkoj largimin Lu-s. Luli dhe Monika kete duhet te shohin dhe jo lloqe....

Atdheu12/12/2017 14:40

Bo Bo. Po cpune ka qeveria me prokurorin ore. Pushtetet jane te ndara O njerez. Ketu Ne Skiperia.. funksionon me kushtetute kjo pune. Prokuroret Gjykatesit jane Gjyqesor oreeee. dhe Ata do te nxjerrin nje dretues, jo Qeverria. Qeverria do te kontrollohet nga Prokuroret si kane Punuar dhe punojneeeee....hmmmm e thjeshte fare,,, dhe duhet te jete me 3/5 e Votave ne Parlament.. cdo veprim tjeter eshte antikushtetues dhe nul.. pa fuqi vepruese.....

Realisti12/12/2017 12:21

Kush kerkon te beje ne nje mendje pozite opozite ne pluralizem e vecanerisht ne Shqiperi ai eshte ose tradhetare i demokracise ose i korruptuar kushdoqofte ai,sepse opozita kundershton cdo projektligj te opozites sado i perkryer te jete ai.Kete e kemi pare nga te gjithe opozitat gjate ketyre 27 vjeteve te ashtuquajtura vite te demokracise e po qe demokracia si keto vite mos ardhte kurr.

altini12/12/2017 11:57

Zoti Ambasador. Keni humbur edhe ju besueshmerine ashtu si pjesa derrmuese e politikaneve tane. Me vjen keq per kete gje, por faji eshte teresisht i yti.

Hajriu12/12/2017 11:40

Lu nuk ndryshoi qendrim. Ai i vjen ne ndihme edhe kete here Rames. Me fjalen e tij i ben thirrje Bashes qe te pranoje te ulet e te zgjedhe prokurorin qe do Rama. Ne se gazetaret nuk e kuptojne, me vjen keq per aftesite e tyre intelektuale. Lu-ja do bente me mire te mos fliste fare. Lu-se nuk i vjen keq fare per familjet Shqiptare, po ti vinte keq do fliste per drogen qe po shkaterron jetet e rinise, per kriminalitetin qe po merr permasa te papara, per korrupsionin qe po ben namin, per koncesionet qe po gllaberojne buxhetin e shtetit, per shendetesine qe po shkurton jetet e shqiptareve, per arsimin, qe po perhap cdo dite e me teper injorancen. Lu-ja ka merakun se mos prokurori i ri hap ndonje dosje qe prek personat e dashur te tij ne qeverisje. Tjeter merak nuk ja zoti LU.

Shto koment

Denonco