VIDEO/ Policia jep detaje për aksidentin në kohë rekord: S’ka faj eskorta e Edi Ramës

VIDEO/ Policia jep detaje për aksidentin në kohë rekord: S’ka faj eskorta e Edi Ramës

14:49, 27/11/2017
A+ Aa A-

Policia e Korçës ka zbardhur paraprakisht skemën e aksidentit ku u përfshi eskorta e kryeministrit Edi Rama dhe ku kanë mbetur të plagosur 5 persona, 3 prej të cilëve gardistë dhe dy persona të tjerë.

Tre gardistët e lënduar janë: Ervin Musai, Klodian Llaka dhe Shkëlqim Pojana, shofer i makinës Honday.

Njoftimi i  policisë për ngjarjen:

Më datë 27.11.2017, pak minuta me pare, në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident rrugor.

Nga të dhënat e para rezulton se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy janë të eskortës së Kryeministrit,   një mjet tip "Volksvagen” me targë AA 426 FD dhe një Range Rover" me targë AA 313 DX.

Si pasojë e përplasjes janë  dëmtuar tre punonjës të Gardës  K.Ll, E.M, dhe Sh.P, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht mesohet se mjeti tip Ëoslëagen, qe udhetonte ne krah te kundert me eskorten, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lageshtisë në rrugë ka goditur makinen tip 'Range Rover' qe udhetonte para tij dhe uli shpejtesine, e me pas makinen e 4-rt në radhë të eskortës, e cila ka dale nga rruga.

I demtuar më leht? është dhe nje mjeti tip Mitsubishi  qe ishte pjese e eskortes.

Grupi i posaçem hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco