Operacion kundër prostitucionit në Kosovë: 12 tutorë e klientë në pranga, çlirohet një femër

Operacion kundër prostitucionit në Kosovë: 12 tutorë e klientë në pranga, çlirohet një femër

11:48, 23/11/2017

Policia e Kosovës ka zhvilluar dy operacione policore në Mitrovicë që nga data 21 nëntor dhe si rrjehdim, ka vënë në pranga, 12 tutorë dhe klientë prostitutash si dhe ka arritur të çlirojnë një femër, që po trafikohej.

 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Mitrovicë, me datën 21 nëntor 2017, ka realizuar dy operacione policore, nën dyshimin e bazuar se persona të caktuar dyshohet se po kryenin veprat penale ‘marrje me prostitucion’ dhe ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.

Operacionet policore janë realizuar në rajonin e Mitrovicës,  ku DHTQNJ në Mitrovicë, ka arritur të bëjë arrestimin e 12 personave dhe identifikimin e një viktime të trafikimit.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar:

H. M.                                     lindur me 1971                  m/sh/k
F. R.                                        lindur me 1985                  m/sh/k
F. F.                                        lindur me 1955                  m/sh/k
Sh. Sh.                                   lindur me 1984                  f/sh/k
S. Sh.                                      lindur me 1968                  m/sh/k
E. B.                                        lindur me 1972                  m/sh/k
D. H.                                      lindur me 1961                  m/sh/k
Xh. V.                                    lindur me 1963                  m/sh/k
Xh. H.                                    lindur me 1969                  m/sh/k
N. H.                                      lindur me 1966                  m/sh/k
A. Sh.                                     lindur me 1968                  m/sh/k
I. M.                                        lindur me 1969                  m/sh/k

Të dyshuarit e arrestuar  me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë, ndërsa viktima është trajtuar në bazë të procedurave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment