Tragjedi në familje, gjejnë fëmijën të varur

Tragjedi në familje, gjejnë fëmijën të varur

16:32, 22/11/2017
A+ Aa A-

Një tragjedi ajo e ndodhur këtë të mërkurë në një familje në një fshat në Belsh, ku fëmija 12-vjeçar është gjetur i varur.

Gjatë mëngjesit, një telefonatë ka lajmëruar për ngjarjen sallën operative të Policisë në Elbasan. Sipas burimeve policore, “salla operative Elbasan është njoftuar nga familjarët se në fshatin Dëshiran në Belsh, në kasollen e bagëtive, kanë gjetur të varur me litar shtetasin e mitur E.E., 12 vjeç”.

Shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore, në trupin e 12-vjeçarit nuk kanë konstatuar dëmtime apo shenja dhune. Kjo ngre dyshimet se i mituri mund të jetë vetëvarur.

Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë nga dëshmitë e dhëna në Policia, dyshohet se fëmija e ka kryer aktin e rëndë në kushte të rënduara psikologjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco