Përgjimet e kushërinjve: Sajmir Tahiri ka marrë 5 milionë euro brenda 1 muaji

Përgjimet e kushërinjve: Sajmir Tahiri ka marrë 5 milionë euro brenda 1 muaji

16:55, 17/10/2017
A+ Aa A-

Saimir Tahiri i çuan si dy trafikantë që mburren se kush ka lidhje të forta politike, por policia italiane në përgjimet e bëra ka mbledhur fakte që flasin për para të bëra nga ish-ministri i Brendshëm nga trafiku i drogës.

Në një bisedë mes tyre, Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj flasin për shumën prej 5 milionë eurosh që ka bërë Saimir Tahiri brenda 1 muaji.

Hetuesit italianë bëjnë një përmbledhje të kësaj bisede.

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës.

Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai?

Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata.

Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro.

Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale.

Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco