Blindohet Gjykata e Durrësit, jepet 'arrest me burg' për të kërkuarin nga Antimafia italiane, Durim Keçin Durim Keçi në gjyq

Blindohet Gjykata e Durrësit, jepet 'arrest me burg' për të kërkuarin nga Antimafia italiane, Durim Keçin

11:30, 14/10/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Durrësit është blinduar sot nga Policia për shkak të seancës ku do të paraqitej një i arrestuar, i konsideruar ndër më të rrezikshmit e mafias shqiptare, Durim Keçi. Atij iu dha masa e sigurisë "arrest me burg" me efekt ekstradimin e tij në Itali. Durim Keçit 42 vjeç ka lindur në Shijak dhe banonte në Durrës.

Keçi ishte shpallur në kërkim për një sërë veprash penale.

Keçi ëshë dënuar nga Gjykata e Genovës, Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale": Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore",  “Shkatërrim prone me pasoja të rënda", "Trafikim të lëndëve narkotike "," Krime me armë kundër personit", " Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike"  dhe" Shfrytëzim prostitucioni" parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

Në Itali, 42-vjeçari konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm të mafies shqiptare. Madje, gjatë një seance gjyqësore, Durim Keçi, i cili ka përdorur edhe emrin Gëzim Hajidini, ka kërcënuar prokurorët e Antimafias italiane. Duke parë nga prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz, ai tha: "Ata të dy do t'i bëj të ma paguajnë shtrenjtë!

Në vitin 2006 në Itali, ka qenë i pandehur në një proces gjyqësor, por lirohet nga qelia për një gabim burokratik dhe ndaj tij vendoset një masë më e zbutuar sigurie. Nga masa e arrestit më burg, lihet në detyrim paraqitje dhe kështu arratiset.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku14/10/2017 12:15

Në foto sipër Durim Keçi është i treti djathtas. Po dy të tjerët kush janë? Apo nuk thuhen emrat për të respektuar privatësinë?

Shto koment

Denonco