Marina Vjollca largohet nga Top-i, ja në cilin televizion do e shihni moderatoren sezonin e ri

Marina Vjollca largohet nga Top-i, ja në cilin televizion do e shihni moderatoren sezonin e ri

13:35, 21/07/2017
A+ Aa A-

Marina Vjollca duket se do ti thotë lamtumirë televizionit Top Channel. Blitz.al publikoi pak ditë më parë lajmin se bukuroshja kishte dhënë dorëheqjen nga media ku u rrit por sot kemi një tjetër informacion interesant për ju.

Burime për Blitz.al thonë se sezonin e ri televiziv Marina Vjollcën do ta shohim në Tv Klan.

Tv Klan ka dashur ta ketë pjesë të logos së tij që një vit më parë bionden seksi, por për shkak të kontratës me Top Channel Marina ka qëndruar në televizionin, ku edhe është shfaqur për herë të parë. 

Formati televiziv që ajo do të drejtojë nuk bëhet ende publik, por me siguri sezoni i ardhshëm do të rezervojë surpriza si për Tv Klan ashtu edhe për Marina Vjollcën.

Marina Vjollca e nisi karrierën si velinë e “Fiks Fare”, më pas ka drejtuar programe si “Top Select”, “Proçesi Sportiv”, “Top Fest”, “Summer Fest”, etj. Por mesa duket epokës së saj në Top Channel i erdhi fundi dhe tashmë është duke nisur një tjetër logo të madhe televizive si Tv Klan./Blitz.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco