Zhgënjen Milani, Genoa i merr pikë në 'San Siro'

Zhgënjen Milani, Genoa i merr pikë në 'San Siro'

20:45, 05/05/2024

 

Tjetër rezultat zhgënjyes i Milanit në Serinë A, këtë herë përballë Genoas në “San Siro”. Skuadra e Piolit barazoi 3-3 para publikut të saj, duke shtyrë për javën e ardhshme sigurimin e vendit të dytë, që do ta kualifikonte për Superkupën e Italisë, që do të organizohet në janar të vitit të ardhshëm.

“Djalli”, edhe pse u ndëshkua i pari, ia doli që të përmbyste rezultatin dhe të kryesonte 3-2 deri pak para fundit, kur një autogol i Thiaë i prishi festën.

Për Genoan ishte një pikë prestigji, pasi nuk i vlen aspak për objektivat sezonale, pasi renditet në vendin e 12-të.

Gjatë hyrjes së skuadrave në fushë, lojtarët u përballën nga një atmosferë surreale në San Siro. “Curva Sud”, ku akomodohen grupet e tifozëve të organizuar kuqezinj, shfaqën një sërë pankartash që protestonin kundër klubit pas një sezoni zhgënjyer, që po mbyllet pa asnjë trofe:

“Një projekt fitues fillon nga klubi. Kohezioni, ambicia, aftësia, blerjet e synuara, prania institucionale, strategjia e komunikimit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco