'Ky është vetëm fillimi', Luis Enrike para sfidës me Dortmund: Do të ketë shumë gola

'Ky është vetëm fillimi', Luis Enrike para sfidës me Dortmund: Do të ketë shumë gola

19:36, 30/04/2024

 

PSG-ja ka një ndeshje shumë të rëndësishme që mund të përcaktojë fatet e sezonit kundër Dortmundit, takim i vlefshëm për raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve.

Në prag të përballjes, trajneri i francezëve Luis Enrike dha opinionin e tij për takimin e nesërm falë një konference për shtyp:

“Që kur kam qenë këtu kam ndjerë mbështetjen e lojtarëve dhe klubit, jemi në një proces përmirësimi. Ky është ende vetëm fillimi i këtij projekti.

Ka mbetur edhe një muaj përpara se të vijë fundi i sezonit dhe ne ende mund t’i fitojmë të katër garat, duhet t’i menaxhojmë mirë emocionet tona dhe nuk duhet ta shohim presionin si kërcënim. Do të jetë një shfaqje shumë e mirë! Mund të ketë shumë gola falë aftësisë sonë për të hyrë në zonën kundërshtare.

Është një gjë e bukur të shijosh një ndeshje speciale në një stadium unik në Europë dhe të kesh mundësinë të arrish në finale për tifozët tanë” – tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco