Euro 2024/ Spalletti fton në fazën përgatitore ish-futbollistët e Kombëtares

Euro 2024/ Spalletti fton në fazën përgatitore ish-futbollistët e Kombëtares

17:35, 30/04/2024

 

Me fubollin e luajtur janë ndarë prej vitesh. Për këtë arsye nuk mund të zbresin në fushë, por gjithsesi kanë shumë për të dhënë nga eksperienca e fituar në karrierat e tyre fantastike. Trajneri i kombëtares së Italisë, Luciano Spalletti ka zbuluar idenë e tij krejt origjinale për të shtuar dozat e vetbesimit te lojtarët e tij përpara “Euro 2024” ku debutimin do ta bëjë pikërisht kundër Shqipërisë me 15 qershor në ndeshjen e parë të Grupit B.

Tekniku ka vendosur që të ftojë në fazën përgatitore disa prej emrave më të mëdhenj të historisë së vonshme të përfaqësueses italiane, si Roberto Baggio, Francesco Totti, Alessandro Del Piero dhe Giancarlo Antognoni.

Në një intervistë për “Corriere Dello Sport”, Spaleti ka treguar se këtë kërkesë ia ka bërë Federatës Italiane, që shumë shpejt do të nisë ftesat për ish-futbollistët e famshëm. Sipas teknikut, prania e tyre në përgatitjet e skuadrës do të shtynte futbollistët e tij të rrisnin nivelin dhe besimin përpara Kampionatit Europian.

Në intervistën për të përditëshmen italiane, Spalletti ka folur edhe për objektivin e kombëtares italiane në finalet e Euro 2024, teksa sipas teknikut skuadra e tij nuk duhet të ketë frikë nga asnjë rival, ndërsa bashkë me të në Gjermani do të udhëtojnë lojtarët me më shumë dëshirë për të fituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco