Përveç Salah, te Liverpooli po bëhen gati për rinovimin edhe të dy yjeve të tjerë

Përveç Salah, te Liverpooli po bëhen gati për rinovimin edhe të dy yjeve të tjerë

15:02, 30/04/2024

Është raportuar në fillim të kësaj jave se Liverpooli po planifikon të ulet me Mohamed Salah pas përfundimit të sezonit për të diskutuar të ardhmen e tij.

“The Reds” duan me çdo kusht ta mbajnë sulmuesin egjiptian në “Anfield”, duke i ofruar një rinovim të kontratës.

Megjithatë jo vetëm Salah, por drejtuesit e klubit do të ulen për të biseduar edhe me dy yje të tjerë.

Tabloidi anglez “The Telegraph” shton se “Reds” do të zhvillojnë gjithashtu bisedime me Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold .

Të tre lojtarëve u skadon marrëveshjet në fund të sezonit 2024-2025, kështu që një vendim për të ardhmen e tyre duhet të merret sa më shpejt që të jetë e mundur.

Prioriteti i parë i Liverpool ka qenë emërimi i një trajneri të ri.

Tani Arne Slot është konfirmuar vetëm si shefi i ardhshëm i “The Reds”, hierarkia po kalon te lojtarët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco