Në pritje të kontratës së re, Spalletti vazhdon ”dramën” me Napolin

Në pritje të kontratës së re, Spalletti vazhdon ”dramën” me Napolin

10:40, 21/05/2023

Luciano Spalleti ka vazhduar dramën për kontratën e re me Napolin.

Disa javë pasi fitoi titullin e kampionit të Italisë, është raportuar se ka pasur një përplasje mes Luciano Spallettit dhe presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentiis.

Është raportuar se tekniku italian dëshiron të largohet nga klubi dhe ai ka refuzuar një ofertë për kontratën e re, pasi është i pakënaqur me mënyrën se si klubi e trajtoi zgjatjen e kontratës së tij.

Në prag të ndeshjes me Interin, Spalletti është pyetur për vazhdimin e kontratës dhe raportet me presidentin, ku tha: 

“Duhet të pyesni presidentin. Përcaktova gjithçka në darkë një javë më parë. Klubi duhet ta thotë këtë, nuk po e them unë”.

Ai është pyetur edhe për komentet e djeshme të De Laurentiis se si nuk dëshiron t’i këpusë krahët askujt, duke iu referuar indirekt Spallettit. Trajneri i Napolit tha:

“Nuk e di se çfarë do të thotë kjo, duhet ta pyesni presidentin. Prandaj ajo që dua të bëj nuk merr një palë krahë, kërkon një palë çizme, nuk kam pse të fluturoj askund”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco